Gruaja e shqiptarit vret foshnjen, e fut në qese plastike
Bashkëshortja italiane e një shtetasi shqiptar, ka vrarë me ftohtësi foshnjen e saj të porsalindur. Giorgia Guglielmi e futi foshnjen në një qese plastike dhe më pas e hodhi në një parking makinash.
I porsalinduri ndërroi jetë nga asfiksia pas disa orësh qëndrimi në qese dhe nga dielli i nxehtë. Mediat italiane raportojnë se parteri i saj shqiptar, që punonte si murator, nuk ishte në dijeni të shtatzanisë. Ata kanë gjithashtu edhe një vajzë 2-vjeçare së bashku.
Foshnja lindi dhe vdiq më 2 gusht. “Nuk e vrava atë, doja që ai të gjendej gjallë,”-ka deklaruar në polici 27-vjeçarja, duke mohuar se është ajo që i ka shkaktuar vdekjen të birit disa orë pasi e la në një qese plastike në parkingun e Eurospin në Borgo Rivo në Terni.
Guglielmi pretendon se ka bërë gjithçka vetë, duke lindur fëmijën në banjo, duke i prerë kordonin e kërthizës dhe më pas duke e vendosur me gjithë placentën në qese. Familja nuk kishte probleme ekonomike. “Ajo nuk ishte në nevojë dhe nuk donta ta shpëtonte fëmijën duke i shkaktuar vdekje,”-është shprehur hetuesi i çështjes.
KOHA JONË SONDAZH

