Gruaja vdes pasi u përdhunua me krikun e makinës

Një nënë e dy fëmijëve ka vdekur pasi barku i saj pothuajse u shqye nga përdhunuesi i saj i dyshuar, sipas njoftimeve.

Sveltana Sapogova, 41 vjeç, thuhet se ka vdekur pasi u përdhunua.

Policia arrestoi Danil Cheshko, 19 vjeç, i cili thuhet se ka kryer sulmin pas i ka ofruar viktimës ta shoqërojë në shtëpi ndërkohë që dilnin nga funerali i një miku një të përbashkët, sipas raporteve në Rusinë jugore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Besohet se ai pranoi në polici se ai kishte kryer sulmin e dhunshëm, duke e lënë atë të vdekur në makinë.

Swiss Digital Mobile Reklama

 Ajo u gjet nga një kalimtar i cili thirri policët dhe mjekët, por asgjë nuk mund të bëhej për ta shpëtuar pasi kishte humbur shumë gjak.

Një mik i viktimës tha: “Ajo ishte e mbuluar e gjitha me gjak. Tani po shqyrtohet nga policia. Svetlana humbi 3 litra gjak. Ajo u shqye me krikun e makinës. Ai e la në makinë të vdekur dhe iku”.

Mjekët kryen operacion gjatë gjithë natës dhe dy herë e ringjallën. Përdhunuesi u kap menjëherë dhe ai rrëfeu gjithçka.

Viktima kishte dy fëmijë, një vajzë 13 vjeç dhe një djalë 11 vjeç. Cheshko është duke u hetuar për shkaktimin e vdekjes dhe shkaktimin e një dëmi serioz për shëndetin ose neglizhencën dhe gjithashtu dhunën seksuale.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?