Grupi saudit pozicionon aeroplanin duke goditur kullën e Torontos

Një organizatë e Arabisë Saudite ka kërkuar falje për një imazh të postuar në Twitter të ndryshuar në mënyrë digjitale dhe që tregonte një avion që fluturonte drejt Torontos.

Imazhi u konsideruar referencë e dukshme ndaj sulmit të 11 shtatorit 2011 në SHBA.

Ngjarja ndodh në një kohë kur marrëdhënie midis Kanadasë dhe Arabisë Saudite janë acaruar pas kritikave të Torontos për ndalimin e disa aktivistëve në mbretëri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Infographic KSA, një llogari pro-qeveritare saudite në Twitter, ndau imazhin të hënën, disa orë pasi Rijadi njoftoi se pezulloi tregtinë dhe investimet e reja me Otavën.

Swiss Digital Mobile Reklama

Imazhi, i cili tregoi një aeroplan të Air Canada që synonte horizontin e Torontos, tërhoqi kritika shumë shpejt pasi u postua. Disa e panë imazhin si një referencë të maskuar për sulmet e 11 shtatorit në SHBA, në të cilin 2,996 njerëz u vranë pasi 19 rrëmbyes përplasën avionët në kullat binjake të Qendrës Botërore të Tregtisë dhe Pentagonit. Pesëmbëdhjetë rrëmbyesit ishin shtetas sauditë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se Erion Braçe apo Arbër Hajdari për kandidat për kryebashkiak në Tiranë nga PS?