”Grusht ushtarak shteti”, njeriu i Putinit bën parashikimin e papritur

Në një kohë që lufta ruse në Ukrainë po vijon, personi që shkruante dikur fjalimet e presidentit Putin, thotë se një grusht ushtarak shteti mund të ndodhë në Rusi, ndërkohë që vijon lufta në Ukrainë. Abbas Gallyamov thotë se humbjet po rriten dhe vendi po përballet me sanksionet e Perëndimit, rusët tashmë po kërkojnë dikë që t’i vënë gishtin.

“Ekonomia ruse po përkeqësohet. Lufta është e humbur. Ka gjithnjë e më shumë trupa të vdekur që kthehen në Rusi, kështu që rusët do të hasin më shumë vështirësi dhe ata do të përpiqen të gjejnë shpjegim pse po ndodh kjo, përgjigja do të jetë: Epo, kjo situatë vjen për shkak se vendi ynë qeveriset nga një tiran i vjetër, një diktator i vjetër”,-tha Gallyamov, duke iu referuar Putinit.

“Në këtë moment, unë mendoj se një grusht shteti ushtarak mund të jetë i mundur. Ky moment mund të vijë në 12 muajt e ardhshëm”, shtoi ai.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?