Habit CNN, transmeton 30 minuta film me pullë të kuqe

Mbrëmjen e së enjtes CNN ka transmetuar aksidentalisht 30 minuta një film me pullë të kuqe, për të gjithë shikuesit e një televizioni lokal në New Jersey. Edhe pse shikuesit ishin duke  pritur episodin e ri të “Anthony Bourdain’s Parts Unknown”, një shou televiziv, por ajo që u shfaq ishte një pornografi e fortë, për rreth 30 minuta.

Gabimi ka ndodhur jo për fajin e CNN, por për shkak të një ngatërrimi që e ka bërë RCN, një rrjet kabllor lokal në New Jeresy, pjesë e të cilit rrejt është edhe CNN për qytetin e New Jersey-it.

I menjëhershme ka qenë dhe reagimi i shikuesve të cilët nuk kanë nguruar të shprehin shqetësimin në Twitter. Një orë më vonë kanali i CNN ka bllokuar sinjalin dhe ka bërë të mundur heqjen e filmit më skena erotike.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?