‘Hanxhar dhe shigjeta’/ Adoleshenti kanadez planifikonte sulmin e llahtarshëm në shkollë

Një i ri kanadez është akuzuar se po planifikonte të sulmonte një shkollë në 27 vjetorin e masakrës së një kolegji në Montreal.

17-vjeçari nga Toronto, i cili nuk mund të identifikohet sepse është i mitur, u vu nën akuza të rrepta nga policia për kërcënim me jetë dhe lidhje terroriste.

Policia e Torontos tha se pas kontrollit gjeti një hanxhar, dy shpata, katër thika dhe disa shigjeta.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ata thanë se kishin rënë në gjurmët  e tij ” javën e kaluar, shkruan “BBC”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Djali dyshohet se do të kryente një sulm të llahtarshëm në shkollën e mesme publike në Toronto, më 6 dhjetor.

Kjo datë ka qenë famëkeqe në Kanada që nga 6 dhjetori i 1989-ës, kur një njeri i armatosur sulmoi shkollën e inxhinierisë në Montreal dhe vrarë 14 vajza.

Masakra shënohet çdo vit me ceremoni përkujtimore në të gjithë Kanadanë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?