Henry Kissinger: ISIS dhe terroristë do e provokojnë Trump

Jeffrey Goldberg/ Gjatë disa muajve të fundit, unë kam intervistuar disa here Henry Kissinger për “Atlantic”, ish-sekretar i shtetit, për rolin e Amerikës në botë.Bisedat tona ndodhen para zgjedhjeve të kësaj jave, por ishim informuar nga ndryshimet e politikës së jashtme mes kandidatëve. Të mërkurën, vendet e botës, janë vetëm në fillimin e absorbimit të goditjes që shkaktoi fitorja e Donald Trump. Fola me Kissinger me telefon për të marrë mendimet e tij paszgjedhore. Ai më tha se ai ishte duke pritur reagimet e vendeve të tjera, veçanërisht fuqive të mëdha, në mënyrë që të kuptonte se si duhet të përgjigjet për një presidencë të  Trump. Ai tha gjithashtu se priten nga Shteti Islamik, ose organizata të tjera të ngjashme me mendje xhihadiste, fillimi i sulmeve, me qëllim për të provokuar një reagim te Trump (ose, sugjeroi ai, një reagim te tepruar). “Grupet joshtetërorë mund të bëjnë vlerësimin që Trump do të reagojë ndaj nje sulmi terrorist në një mënyrë që i përshtatet qëllimeve të tyre”, thotë Kissinger. Më poshtë biseda e shkurtër për fitoren e Trump.

Jeni i surprizuar nga fitorja e Trump?

Mendova se Hillary do të fitojë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Çfarë do të thotë kjo për rolin e Amerikës në botë?

Swiss Digital Mobile Reklama

E pra, ajo mund të na mundësojë për të vendosur koherencë midis politikës sonë të jashtme dhe gjendjen tonë të brendshme. Eshtë padyshim një hendek në mes perceptimit të publikut mbi rolin e politikës së jashtme të SHBA-së dhe perceptimin e elitës. Mendoj se presidenti i ri ka një mundësi për të perfshire te dy.Ai ka një mundësi, por ajo varet nga ai për ta kapur atë.

A ndjeheni më mirë në lidhje me kompetencën Trump, apo seriozitetin e tij?

Ne duhet të ndalemi se debatuari mbi këtë pyetje. Ai është presidenti i zgjedhur. Ne duhet t’i japim atij një mundësi për të zhvilluar filozofinë e tij.

Po ju, a do  të ndihmoni atë?

Unë nuk do të arrijë tek ai, por që ka qenë qasja ime për çdo president që kur kam lënë detyrën. Nëse me ai pyet mua për të shkuar tek ai, unë do të shkoj.

Cili është shqetësimi juaj më i madh në lidhje me stabilitetin global që del nga këto zgjedhje?

Qe vendet e huaja do të reagojnë me tronditje. Unë do të doja  të mbaja të hapur mundësinë që dialogje të reja mund të lindin. Nëse Trump thotë se për popullin amerikan, “Kjo është filozofia ime e politikës së jashtme”, dhe disa nga politikat e tij nuk janë identike me politikat tona të mëparshme, por ndajnë objektivat e tyre themelore, pastaj vazhdimësia është e mundur.

Si do të reagojë Kina?

Unë jam mjaft i sigurt se reagimi i Kinës do të jetë për të studiuar mundësitë e saj. Dyshoj se do të jetë po kështu reagimi i Rusisë.

A mendoni Trump është një mbështetës i Putinit?

 Jo. Unë mendoj se ai ra në retorikë të caktuar, sepse Putin tha disa fjalë të mira rreth tij-taktikisht-dhe ai ndjeu se ai kishte për t’u përgjigjur.

Ju nuk mendoni se lidhja e tyre është para- pjekur në ndonjë mënyrë?

Jo

Kështu që nuk ka mundësi afat-shkurtër që Rusia ka përparësi në këtë situatë?

Është shumë e mundshme që Putin do të pres  se si zhvillohet situata. Rusia dhe Shtetet e Bashkuara  ndërveprojnë në zonat në të cilat asnjëri prej nesh kontrollon të gjitha elementet, të tilla si Ukraina dhe Siri. Është e mundur që disa pjesëmarrës në këto konflikte mund të ndihen më të lirë për të marrë veprime të caktuara. Atëherë, do të presim Putin për të parë se cilat janë opsionet e tij .

Pra, ka një shans për destabilitet.

Unë do të bëjë një deklaratë të përgjithshme:  Mendoj se shumica e politikës së jashtme në botë ka qenë pezull për gjashtë deri në nëntë muaj, duke pritur për rezultatin e zgjedhjeve tona. Ata vetëm na kanë shikuar ndërsa pësojmë një revolucion të brendshëm. Do të duan një periudhë te caktuar për të studiuar atë. Por në disa pika, ngjarjet do të kërkojë disa here  vendim-marrje . I vetmi përjashtim nga ky rregull mund të jenë grupet joshtetërorë; ata mund të kenë një nxitje për të provokuar një reagim amerikan që minon pozitën tonë globale.

TheAtlantic.com/Përshtati në shqip: Marjana Doda

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?