Hidhet në erë autobusi i shkollës, humbin jetën 39 fëmijë, plagosen 50 të tjerë

JEMEN- Të paktën 39 fëmijë vdiqën dhe 50 të tjerë u plagosën në Jemen, pasi autobusi i shkollës me të cilin udhëtonin u hodh në erë pas një sulmi ajror.

Ngjarja ndodhi afër një tregu në krahinën e Saada. “Pas një sulmi në një autobus ku udhëtonin fëmijë në një treg në Dahyan, në veri të Saada, në spital kanë mbërritur dhjetra të vdekje dhe të plagosur”, shkruan Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq në Twitter.

Sipas udhëheqësve, pas sulmit fshihet koalicioni i udhëhequr nga sauditët.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?