Hillary Clinton Presidente? New York Post, shkruan për një shpresë të fundit!

Duket se demokratët e flaktë, ata që nuk e pranojnë Presidentin e zgjedhur Donald Trump kjo pasi ata shpresojnë tek Hillary, falë një kthese të papritur nga anëtarët e Kolegjit Elektoral.

Hillary Clinton fitoi me një diferencë prej 200.000 votash (nga populli) kundrejt Trump-it, ky i fundit siguroi 270 votat elektorale të nevojshme për t’u zgjedhur president, ndryshe nga Clinton që mundi të sigurojë vetëm 228.

Referuar Kushtetutës, vendimi përfundimtar do të merret më 19 dhjetor, kur anëtarët e përzgjedhur të Kolegjit Zgjedhor do të japin votën e tyre për presidentin. Megjithatë, nuk duket e arsyeshme përse këta votues duhet të mos e mbështesin Trump-in, të cilit ia kanë premtuar votën e tyre. Nëse ‘dalin nga fjala’, ata marrin një emër tjetër: “votues të pabesë”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndryshimi i votës nga anëtarët e Kolegjit Zgjedhor, diskutohet rrallë. Për herë të fundit kjo ka ndodhur në vitin 2004, kur një votues anonim në Minesota refuzoi të votojë për kandidat demokrat John Kerry dhe ia dha votën konkurrentit të tij, John Edwards. Kjo kthesë e tij ishte megjithatë thjesht ceremoniale, duke qenë se Bush-i kishte siguruar mjaftueshëm vota për t’u bërë president.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas një analize të bërë nga New York Times, 99% e votuesve të Kolegjit Zgjedhor kanë votuar siç kanë premtuar, prandaj demokratëve u duhet të shpresojnë për një mrekulli. Duke parë valen e madhe të pakënaqësisë që ka shkaktuar Trump-i mes republikanëve, edhe mund të ndodhë një mrekulli.

Burimi: New York Post

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?