Hodhi plehrat nga makina, kryetari i bashkisë ia dërgon në shtëpi

Mendoi se mund të shpëtonte lehtë pasi hodhi qesen e plehrave nga makina përgjatë një rrugë në Padovano të Italisë.

Por në vend të kësaj, mbeturinat iu kthyen në shtëpi.

Kjo falë raportimit të disa të rinjve dhe kamerave të rrugës që kishin filmuar momentin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kryetari i bashkisë, Cesare Mason u shfaq në derën e shtëpisë së qytetarit duke i thënë: “Unë erdha t’ju jap përsëri atë që keni humbur në rrugë.”

Swiss Digital Mobile Reklama

Por nuk mbaroi me kaq sepse së bashku me qesen e mbeturinave, në shtëpinë e qytetarit mbërriti edhe gjoba.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?