Holanda i hap rrugën eutanazisë për fëmijët, ministri: Jam i kënaqur

Holanda ka vendosur të bëjë të ligjshme eutanazinë për fëmijët që janë shumë të sëmurë, të cilët nuk kanë mundësi trajtimi.

Ministri i Shëndetësisë, Ernst Kuipers tha se do të rishikonte protokollin, i vlefshëm deri tani vetëm për të sapolindurit, për të mbuluar edhe fëmijët e moshës nën 12 vjeç të cilët vuajnë në mënyrë të padurueshme dhe për të cilët opsionet e kujdesit paliativ nuk janë të mjaftueshme.

“Jam i kënaqur që pas konsultimeve intensive me të gjitha palët e përfshira, kemi arritur një zgjidhje që do t’i ndihmojë këta fëmijë të sëmurë, prindërit e tyre dhe gjithashtu mjekët. Eutanazia do të jetë e mundur vetëm kur është e vetmja mundësi për t’i dhënë fund vuajtjeve të një fëmije. Po flasim për fëmijë që janë aq të sëmurë sa vdekja është e pashmangshme dhe ata pritet të vdesin së shpejti”, deklaroi Kuipers.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?