Hynë për të grabitur dyqanin, 84-vjeçari i palestruar rreh tre grabitësit

Një 84-vjeçar irlandez është bërë idhulli i gjithë “trimave” në vendin e tij pasi u ka treguar vendin tre hajdutëve në një dyqan.

Ngjarja ndodhi të shtunën në mbrëmje kur tre të rinj hyrën të bastisnin një pikë bastesh të armatosur.

Në dyqan ishin edhe menaxheri dhe shitësi të cilët u kërcënuan me çekiç dhe armë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pensionisti i palestruar, i cili ushtrohet në palestër, noton katër herë në javë dhe ecën disa kilometra çdo ditë, iu kundërpërgjigj sulmuesve katër herë më të rinj se ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

Siç shihet në video, të rinjtë kanë hyrë duke u kërkuar para por i moshuari u është përgjigjur me dhunë.

Duke folur për tentativën e grabitjes Denis O’Connor tregoi:

Ata erdhën fluturimthi nëpër derën e përparme, duke bërtitur dhe duke na kërcënuar. Në fillim mendova se ishte një shaka, një mashtrim, por shpejt kuptova se ishte serioze. Unë thjesht nuk mendova për atë që po bëja. Ndonjëherë mund të ulesh poshtë dhe të mos bësh asgjë, ose t’u rezistosh këtyre njerëzve dhe kjo ishte ajo që bëra.”

Denis do të martohet muajin e ardhshëm me një 60 vjeçare të quajtur Teresa.

Ai ka treguar se familjarët i thanë se ka bërë një budallallëk duke iu përgjigjur ashtu hajdutëve ndërsa disa të tjerë e përgëzojnë që është treguar shumë trim.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?