I akuzuar për terrorizëm, arratiset nga burgu ushtari 21-vjeçar
Një ushtar i ushtrisë britanike është arratisur nga burgu i Wandsworth. Mediat britanike bëjnë të ditur se 21-vjeçari Daniel Abed Khalife, i akuzuar për terrorizën, u arratis nga HMP Wandsworth, një burg i kategorisë B në jugperëndim të Londrës, rreth orës 07:50.
I riu u akuzua zyrtarisht në janar se kishte kërkuar informacion mbi personelin e Forcave të Armatosura për qëllime terroriste dhe për vendosjen e një bombe të rreme në bazën e Forcave Ajrore Mbretërore Stafford.
Policia Metropolitane beson se ai është ende në Londër dhe ka publikuar fotografinë e tij dhe detajet e veshjes. Ai kishte veshur një bluzë të bardhë, pantallona me kuadrate të kuqe dhe të bardhë në momentin e arratisjes.
KOHA JONË SONDAZH

