I gjëmonte policia, momenti kur “BMW” përplaset me pemën, vdesin 4 të rinjtë (VIDEO)
Pamjet filmike tregojnë momentin e tmerrshëm kur një BMW me shpejtësi 140 km/orë përplaset me pemën duke lënë 4 të rinj të vdekur.
Makina në momentin që u përplas po gjëmohej nga policia në qytezën Bradgord të Londrës në Angli.
Katër të rinjtë janë identifikuar si Murtza Chaudhry, Arbaaz Hussain, Zeeshan Khalid dhe Tayyab Siddique, të moshës 20-22 vjeç.
Babai i njërit prej djemve tha për policinë, se djali i tij sapo e kishte blerë makinën dhe se e këshillonte shpesh të mos i jepte me shpjtësi.
Fqinjët dëshmojnë se dëgjuan një zhurmë të madhe pas përplasjes së makinën dhe shkuan menjëherë për t’i dhënë ndihmë djemve që fatkeqësisht ndërruan jetë menjëherë.


