I nxehti përvëlues u merr jetën 44 personave në Japoni
I nxehti përvëlues që ka përfshirë Japoninë vazhdon të marrë jet njerëzish. Temperaturat e larta i kanë marrë jetën të paktën 44 personave në Japoni dhe që nga data 9 korrik e më pas është rritur ndjeshëm numri i viktimave, ndërsa vetëm të shtunën kanë humbur jetën 11 persona.
Temperaturat kanë shënuar një rritje prej 12 gradë celsus nga ajo mesatar duke shënuar rritjen më të lartë të patur ndonjëherë në Japoni me 41.1 gradë celsius.
Autoritetet kanë paralajmëruar rritjë të vazhdueshme të teperaturave duke kapur ekstremin e tyre, ndërkohë që këshillojnë njerzit të marrin masat e duhura dhe të evidentojnë qëndrimin e tepërt në rrezet e diellit.
I gjithë territori i Japonisë është përfshirë nga ky fenomen i pazakontë, ndërsa muaji qershor është muaj më i nxehtë i shënuar ndonjëhërë në këtë shtet.
KOHA JONË SONDAZH

