I përfshirë në megakorropsion, kapet ish-kryeministri malajzian

Ish-kryeministri malajzian, Najib Razak, ka përfunduar në pranga të policisë, pasi akuzohet si i përfshirë në një skandal prej miliona dollarësh.

Komisioni Malajzian Anti-Korrupsion (MACC) ka deklaruar se Razak u arrestu për një skandal korrupsioni me fondin shtetëror malajzian “1Malaysia Development Berhad (1MDB)”,tha ai.

Ish-kryeministri është marrë në paraburgim në Putrajaya, ndërsa të enjten do të dalë para togave të zeza për t’u njohur me akuzat që rëndojnë ndaj tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më 4 korrik, ai u deklarua i pafajshëm dhe u lirua me kusht prej një milion ringjanë Malajzisë , që kapin vlerën e rreth 241.475 dollarëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ish-kryeministri mund të rrezikojë  një dënim prej 20 vitesh burg. “1MDB”,  i kryesuar nga Razak, ka qenë objekt i një hetimi global të pastrimit të parave. Ky skandal ka përfshirë hetime në të gjithë globin, përfshirë Zvicrën dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Një sërë hetimesh kanë përfunduar duke i sekuestrua disa llogari bankare, të cilat dyshohet se janë pjesë e mega-korropsionit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?