I ra celulari nga dora ndërsa ishte në banjo, 14-vjeçarja vdes e elektrizuar

Një adoleshente nga Rusia ka humbur jetën si pasojë e kontaktit me energjinë elektrike.

Yulia Vysotskaya ndodhej në banjo, ku kishte marrë me vete edhe celularin.

Ndërsa po e karikonte, celulari i rrëshqet nga dora dhe bie në ujë, duke bërë masë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Prindërit e saj të shokuar thirrën ambulancën, e cila nuk mund të bënte asgjë, pasi vajza kishte ndërruar jetë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ky është rasti i tretë që një person humb jetën në mënyrë të tillë. Ekspertët ndërkohë kanë paralajmëruar disa herë rrezikun nga përdorimi i smartphonëve në banjo.

Ndërkohë vitin e shkuar, kampionia e arteve marciale Irina Rybnikova humbi jetën në mënyrë të menjëhershme, pasi ishte duke përdorur celularin e saj në banjo, ndërsa e kishte vënë në karikim.

Ndërsa dy vite më parë një 12-vjeçare Kseniya P, humbi jetën ndërsa po dëgjonte muzikë me celularin e saj në banjo, të cilin e kishte vënë në karikim.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?