I riu po udhëtonte drejt Turqisë, pesha e valixhes i nxjerr sekretin

Ky është momenti tronditës kur rojet kufitare turke gjejnë një vajzë të fshehur brenda një valixhe, në një pikë kontrolli doganor.

Ajo ishte një e re uzbekistane e cila ishte fshehur brenda valixhes së një gjeorgjani 24-vjeçar në pikën e kalimit kufitar Sarpi.

I riu emri i të cilit nuk bëhet i ditur po përpiqej ta fuste kontrabandë  27 vjeçaren në Provincën Turke të Artvinit, e cila kufizohet me Gjeorgjinë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Video e mëposhtme tregon një polic turk që hap një valixhe të madhe të zezë pasi u bë dyshues për peshën e saj.

Swiss Digital Mobile Reklama

Një vajzë  e re e veshur me një t-shirt të bardhë shihet që ndodhet brenda ndërsa ajo fsheh fytyrën në momentin që e zbulojnë.

Marrëdhënia midis Uzbekistanit dhe Turqisë është përmirësuar kohët e fundit dhe qytetarët uzbekistanë zakonisht nuk kanë nevojë për vizë për një qëndrim 30-ditor.

Por vajza e re thuhet se kishte një ndalim pesë vjeçar për të hyrë në vend.

Pika e kontrollit lejon shoferët të lëvizin mes dy shteteve pranë bregut të Detit të Zi.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?