Industria e transportit detar propozon 5 miliard dollarë fond hulumtues për uljen e emetimeve të karbonit

Shoqatat e transportit kanë propozuar krijimin e një fondi kërkimor me 5 miliardë dollarë të ngritur nga industria për të zhvilluar teknologji për të ndihmuar sektorin të përmbushë objektivat e Kombet e Bashkuara në shkurtimin e emetimeve tw karbonit.

Flota globale e transportit, e cila përbën 2.2% të emetimeve të ‘CO2’ në botë, është nën presion për të zvogëluar ato emetime dhe ndotje të tjera. Rreth 90% e tregtisë botërore transportohet nga deti.

Shoqatat ndërkombëtare të anijeve thirrën të Mërkurën për një kontribut të detyrueshëm prej 2 dollarë për ton në karburantin e përdorur nga anijet për të mbledhur para për një fond kërkimi për të ndihmuar në zhvillimin e teknologjisë më të pastër për industrinë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Agjensia e anijeve të Kombeve të Bashkuara, Organizata Ndërkombëtare Detare (IMO), synon të shkurtojë emetimet e gazrave serë të industrisë me 50% nga nivelet e vitit 2008 deri në vitin 2050, një objektiv që do të kërkojë zhvillimin e shpejtë të karburanteve të emetimeve zero ose të ulëta dhe modeleve të reja të anijeve duke përdorur teknologji më të pastër.

Swiss Digital Mobile Reklama

SCAN 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?