Infermierët qëllojnë me shkelma të moshuarin dhe qeshin me zë të lartë

Kreu i një klinike psikiatrike në Urale të Rusisë thotë se është gati të japë dorëheqjen pasi një video shqetësuese e infermiereve që abuzojnë me një pacient të moshuar u publikuan në internet.

Ndërkohë, komentues të shumtë kërkojnë dënim të ashpër për autorët.

Dy shërbyes të rinj të spitalit janë parë duke qëlluar me shkelm në pjesën e pasme ndaj të moshuarit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Veprimet e tyre mizore duken si një lojë zbavitëse për infermieret, pasi ata dëgjohen duke qeshur me zë të lartë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Doktori kryesor i Spitalit Psiko-neurologjik nr.5 në Magnitogorsk, Aleksandër Belyaev, konfirmoi për RIA Novosti se videoja u filmua në qendrën e tij të shëndetit mendor gjatë një ndërrimi turnesh natën e 29 qershorit.

“Ne kemi parë këtë video më parë sot … Është me të vërtetë spitali ynë. Është e tmerrshme. Jam gati të jap dorëheqjen pas kësaj“, tha ai.

Санитар издевается над психбольным

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?