Inflacioni në Itali më i larti që nga viti 1985

Në Itali, në vitin 2022 u regjistrua inflacion prej 8.1 për qind, i cili konsiderohet më i larti në vend që nga viti 1985, tregojnë të dhënat e fundit të Istat.

Mesatarisht, në vitin 2022 çmimet e konsumit u rritën me 8.1 për qind, që paraqet rritjen më të lartë që nga viti 1985 (kur inflacioni ishte +9.2 për qind), kryesisht për shkak të trendit të çmimeve të energjisë.

Çmimet e energjisë në vitin 2022 u rritën mesatarisht me 50.9 për qind krahasuar me 14.1 për qind në vitin 2021.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?