Irani del me deklaratë të fortë: Fundi i Izraelit filloi me sulmin në spitalin e Gazës
“Fundi i regjimit sionist filloi me sulmin ndaj spitalit në Gaza”, tha këtë mbrëmje presidenti iranian, Ebrahim Raisi. “Për çdo pikë gjaku palestinez të derdhur në tokë, sionizmi i regjimit është një hap më afër kolapsit”, shtoi ai, duke folur në Asamblenë Popullore të Teheranit të mbajtur sot në Sheshin e Revolucionit Islamik në mbështetje të popullit palestinez.
Një masakër ndodhi në spitalin që i mori jetën mbi 500 civilëve të pafajshëm. Spitali ishte i mbushur me të plagosur dhe me palestinezë të tjerë që po kërkonin strehim, kur u godit nga një raketë.
Qindra njerëz në qytetet e Libisë protestuan për masakrën e spitalit të Gazës. Në qytetin Tripoli, qindra protestues të të gjitha moshave, me flamuj palestinezë në duar marshuan drejt qendrës së qytetit para se të mbidheshin në Sheshin e Dëshmorëve.
Hamasi dhe Izraeli akuzojnë njëri-tjetrin për sulmin, ndërsa ushtria izraelite ka publikuar një video të momentit kur raketa bie mbi spital, duke pretenduar se është një raketë palestineze. Presidenti palestinez Mahmoud Abbas ka shpallur tre ditë zie.
KOHA JONË SONDAZH

