Irani i kërkon drejtësisë ndërkombëtare bllokimin e sanksioneve amerikane
Irani do të kërkojë sot një heqje të sanksioneve të reja amerikane, që kanë pasoja dramatike, gjatë dëgjesave të para të një beteje gjyqësore mes Teheranit dhe Uashingtonit në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (ICJ).
Në një procedurë të filluar në korrik, Irani i ka kërkuar 15 gjyqtarëve të përhershëm të ICJ-së, organi kryesor juridik i OKB-së, që të pengojë rivendosjen e sanksioneve amerikane të shpallura nga Donald Trump para tri javësh.
Në maj, presidenti amerikan nxorri SHBA-në nga marrëveshja mbi bërthamoren, të nënshkruar nga Irani dhe fuqitë e mëdha në vitin 2015.
Në këtë marrëveshje irani angazhohej se nuk do të përpiqej asnjëherë të pajisej me armën bërthamore.
KOHA JONË SONDAZH

