Irani i kundërpërgjigjet Izraelit me raketa, bien sirenat alarmuese! IDF aktivizon ndërhyrjen ajrore

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit kanë njoftuar se pak më parë, IDF identifikoi raketa të lëshuara nga Irani si kundërpërgjigje drejt territorit të Izraelit, pas sulmeve të përbashkëta SHBA-Izrael këtë të shtunë.

Pas këtij paralajmërimi, sirenat e alarmit u aktivizuan në disa zona të vendit, duke paralajmëruar publikun për rrezikun.

IDF njofton se kërkoi nga qytetarët të ndjekin me përpikëri udhëzimet e Komandës së Frontit të Brendshëm, ndërsa Forcat Ajrore të Izraelit po ndërhyjnë për të ndaluar raketat dhe për të neutralizuar kërcënimet aty ku është e nevojshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Pak më parë u aktivizuan sirenat në disa zona të vendit pas identifikimit të raketave të lëshuara nga Irani drejt Izraelit. Publiku kërkohet të ndjekë udhëzimet e Komandës së Frontit të Brendshëm.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në këtë moment, Forcat Ajrore të Izraelit po veprojnë për të interceptuar dhe goditur kërcënimet aty ku është e nevojshme për të eliminuar rrezikun.

Mbrojtja nuk është hermetike, prandaj është thelbësore që publiku të vazhdojë të ndjekë udhëzimet e Komandës së Frontit të Brendshëm.

Publiku kërkohet të vazhdojë të ndjekë udhëzimet e Komandës së Frontit të Brendshëm”, thuhet në njoftim sipas BBC.

Vetë Trump konfirmoi sulmet ndaj Iranit, ku deklaroi se operacione të mëdha luftarake janë duke u zhvilluar.

“Qëllimi ynë është të mbrojmë popullin amerikan duke eliminuar kërcënimet e menjëhershme nga regjimi iranian, një grup i ligë dhe shumë i ashpër,” deklaroi presidenti amerikan. “Veprimtaria kërcënuese e tyre rrezikon drejtpërdrejt SHBA-të, forcat tona, bazat tona jashtë vendit dhe aleatët tanë në mbarë botën,” shtoi ai në mesazhin e tij tetë minutësh.

Trump kujtoi se për 47 vjet, regjimi iranian ka thirrur “Vdekje Amerikës” dhe ka kryer një fushatë të pafund të gjakderdhjes dhe vrasjeve masive, duke synuar SHBA-të, trupat amerikane dhe civilët në shumë vende.

Presidenti amerikan theksoi se “ushtria e Shteteve të Bashkuara po zhvillon një operacion masiv dhe në vazhdim për të parandaluar këtë diktaturë radikale dhe të ligë nga kërcënimi i Amerikës dhe interesave tona themelore të sigurisë kombëtare. Ne do të shkatërrojmë raketat e tyre dhe do të rrënojmë industrinë e raketave deri në themel.”

Ai akuzoi Teheranin se po punon për rindërtimin e programit bërthamor pas bombardimeve amerikane në qershor.

Trump vendosi si qëllim të qartë rrëzimin e regjimit: ai u bëri thirrje popullit iranian të marrë kontrollin e qeverisë së tyre. “Për anëtarët e Gardës Revolucionare Islamike, forcat e armatosura dhe policinë: ju them sonte që duhet të dorëzoni armët tuaja dhe do të përfitoni amnisti të plotë, ose, në të kundërt, do të përballeni me vdekje të sigurt,” tha Trump në videon tetë minutëshe.

Ai i kërkoi popullit iranian të qëndrojë në strehë dhe të mos dalë nga shtëpitë, duke paralajmëruar se “është shumë e rrezikshme jashtë, bomba do të bien kudo.”

“Kur të përfundojmë, merrni pushtetin e qeverisë tuaj. Do të jetë e juaja. Kjo mund të jetë mundësia juaj e vetme për shumë gjenerata,” shtoi Trump. Ai kujtoi se Amerika është duke mbështetur popullin iranian me forcë të jashtëzakonshme dhe shkatërruese, duke thënë: “Tani është koha të merrni kontrollin e fatit tuaj dhe të çlironi të ardhmen e begatë dhe të lavdishme që është afër jush. Kjo është momenti për veprim. Mos e humbni.”

Presidenti gjithashtu pranoi se mund të humbin jetë ushtarët amerikanë, duke thënë se operacioni mund të ketë kosto njerëzore.

“Regjimi iranian synon të vrasë. Mund të humbin jetë heronjsh të guximshëm amerikanë dhe mund të ketë viktima, kjo ndodh shpesh në luftë, por nuk e bëjmë këtë për të tashmen. E bëjmë për të ardhmen, dhe është një mision fisnik,” deklaroi ai. Ai shtoi se SHBA-ja “ka marrë çdo masë të mundshme për të minimizuar rrezikun për personelin amerikan në rajon.”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?