Irani konfirmon 700 sulme me dron kundër ISIS në Siri

Garda e Revolucionit iranian ka kryer 700 sulme me dron kundër grupit të Shtetit Islamik (ISIS) në Siri, raportoi sot agjencia iraniane e lajmeve ”Fars”.

”Dronët tanë sulmues kanë kryer 700 operacione ushtarake në sajë të bombave të telekomanduara kundër Daech-it(akronim në gjuhën arabe të ISIS-it)”- shkruan ‘Fars’ duke cituar gjeneralin e brigadës Amirali Hajizadeh, komandant i forcave aero-hapësinore të Gardës, ushtria ideologjike e Republikës Islamike të Iranit.

”Ata u përdorën për shkatërrimin e tankeve, të mjeteve transportuese të trupave, makinave të përdorura për sulme kamikaze dhe të topave 23 mm’’, shton agjencia duke cituar oficerin, i cili shprehet i kënaqur nga rezultati i sulmeve kundër objektivave të rëndësishëm për Daech-in, raporton ata.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?