Irani shtrëngon kontrollin mbi Ngushticën e Hormuzit, raportohen të shtëna ndaj anijeve
Ngushtica e Hermuzit është rikthyer sërish në qendër të tensioneve ndërkombëtare, pasi Iran njoftoi të shtunën se ka forcuar kontrollin mbi këtë rrugë jetike energjetike.
Autoritetet iraniane paralajmëruan marinarët se kalimi në këtë zonë konsiderohet sërish i mbyllur, ndërsa burime nga sektori i transportit detar raportuan se të paktën dy anije kanë njoftuar se janë qëlluar me armë zjarri gjatë përpjekjes për të kaluar nëpër ngushticë.
Tehran deklaroi se kjo masë vjen si përgjigje ndaj bllokadës së vazhdueshme të porteve iraniane nga Amerika, duke e cilësuar atë si shkelje të armëpushimit mes palëve.
Ndërkohë, udhëheqësi suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, paralajmëroi se marina iraniane është e gatshme të shkaktojë “humbje të reja të hidhura” ndaj kundërshtarëve të saj, duke shtuar më tej tensionet në rajon.
Ngushtica e Hormuzit konsiderohet një nga rrugët më të rëndësishme për transportin global të naftës dhe çdo përshkallëzim në këtë zonë pritet të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në tregjet ndërkombëtare të energjisë dhe në ekonominë globale.
KOHA JONË SONDAZH

