FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ish-gruaja e Trump: Do bëhem ambasadore e SHBA

Ivana Tramp është ish-gruaja e parë e presidentit të zgjedhur të SHBA-ve. Ajo është nëna e tre fëmijëve të tij më të mëdhenj: Donald Jr., Eric dhe Ivanka. Pas fitores së ish-bashkëshortit në zgjedhjet presidenciale të javës së kaluar, Ivanka ka zbuluar ambicien për t’u bërë përfaqësuesja e SHBA-ve në Republikën Çeke.

“Do të sugjeroj emërimin tim si ambasadore e Republikës Çeke”, ka thënë ajo për “New York Post”.

Ivanka është vetë me origjinë nga Çekia. Sipas saj, njohja e mirë gjuhës dhe e vendit e bën atë një candidate të denjë për diplomate.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Më njohin në të gjithë botën. Jo vetëm në Amerikë. Kam shkruar 3 libra, që janë përkthyer në 25 gjuhë dhe janë shitur në 40 vende. Më njohin me emrin Ivana. Nuk besoj se kam nevojë për mbiemrin Tramp”, thotë ajo.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?