ISIS ekzekuton italianin që mbronte kurdët

Shteti Islamik ISIS ka ezekutuar me vdekje italianin Lorenzo Orsetti, i cili luftonte përkrah forcave kurde të Ypg të lidhura me PKK turke e kundër Shtetit Islamik (ISIS).

Autoritetet italiane konfirmojnë se viktima e ekzekutuar nga ISIS, fotografia e dokumentat e të cilit janë bërë publik sot në portalin Aamaq, një netëork informacioni mjaft pranë Shtetit Islamik, është italiani Lorenzo Orsetti nga Firenze.

Orsetti prej një viti e gjysmë ishte një luftëtar vullnetar pranë milicisë kurde.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai është ekzekutuar në territorin e Baghuz, në Siri ku gjatë javëve të fundit po zhvillohet një betejë e fortë kundër rezistecës së shtetit islamik.

Swiss Digital Mobile Reklama

Fotofrafia e italianit të vrarë së bashku me kartën e kreditit e kartën shëndetësore janë bërë publike në portalin e Shtetit Islamik Aamaq.

Lorenzo Orsetti ishte intervistuar disa herë nga mediat italiane mbi motivet që e kanë çuar atë t’i bashkohet luftës së kurdëve kundër ISIS.

Disa muaj më parë ndërsa luftonte përkrah forcave kurde në mbrojtje të qytetit Afrin, Lorenzo Orsetti për të përditshmen italiane “Il Corriere”, shprehej se ” për 13 vite kishte punuar në sektorin e turizmit, si kamarier, somelier e shef kizhine, i ishte afruar kauzës kurde pasi e kishin bindur idealet që frymëzojnë këtë kauzë, për një shoqëri më të drejtë e të barabartë.

“Pasi shpërtheu ngjarja e qytetit Afrin, iu bashkova kësaj lufte, në mbrojtje të popullsisë civile”, kishte deklaruar ai.

Mediat vendase informojnë se bataljoni në të cilin luftonte italiani kishin rënë në kurth të forcave të ISIS e ishin ekzekutuar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?