FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Italia bashkëpunim me FBI kundër terrorizmit, krimit të organizuar dhe trafikut të drogës

Ministri i Brendshëm italian Marco Minniti ka zhvilluar një vizitë zyrtare në SHBA. Ai është takuar me homolgen amerikane, Kirstjen Nielsen, me drejtorin e Përgjithshëm të FBI Christopher Wray si dhe me Minstrin amerikan të Drejtësisë Jeff Sessions.

Në një notë zyrtare Minsitria e Brendshme italiane informon se çështjet kryesore që Ministri Minniti ka diskutuar me kolegët italianë është bashkëpunimi për sigurinë e stabilitetin në Mesdhe si dhe bashkëpunimi për të luftuar kundër rrezikut të terrorizmit, krimit të organizuar dhe kundër trafikut të drogës përmes Mesdheut.

Italia e SHBA kanë vendosur të përforcojnë shkëmbimin e informacionit të shërbimeve të Inteligjencës në lidhje me luftëtarët e ISIS që përmes rrugës së Mesdheut përpiqen të hyjnë në Europë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas humbjeve të fundit që ka pësuar ushtria e Shtetit Islamik dyshohet se mjaft xhihadistë janë pozicionuar dhe po riorganizohen në territorin libian.

Swiss Digital Mobile Reklama

Për mediat italiane, Ministri Minniti thotë se “stimohen të jenë rreth 25 mijë xhihadistë që janë larguar nga fronti ushtarak i ISIS e shkëmbimi i informacionit me autoritetet amerikane do të na ndihmojë të kuptojmë se ku ndodhen sot.”

Gjithashtu autoritetet amerikane kanë vendosur t’i besojnë Policisë kufitare italiane kontrollin e sigurisë, kontrollin e vizave dhe pasaportave për të gjithë pasagjerët që kalojnë tranzit përmes Italisë për të udhëtuar në SHBA.

Italia do të jetë vendi i parë i zonës Schengen që do ta kryej këtë përmes dy aeroporteve të rëndësishme të saj, aeroporti Fiumicino në Romë e Malpensa në Milano.

Kontrolli i sigurisë në aeroportet italiane do të evitojë rradhët e gjata të kontrolleve në aeroportet amerikane të JFK nw New York e Dullas nw Washington DC.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?