Italia ndryshon ligjin për “drogat e forta”, kush kapet dënohet minimalisht 6 vjet
Gjykata kushtetuese italiane, ka ndryshuar kufirin minimal të dënimit me burg për trafikun e lëndëve narkotike. Ndryshim në ligj që solli pasoja të rëndësishme përsa i përket personave që aktualisht vuajnë dënimin për trafikim të drogave të “rënda”.
Ligji i miratuar së fundmi nxjerr kushtetueshmërisht të paligjshëm dënimin minimal prej 8 vitesh burgim, ndërsa e çon atë në 6 vite.
Me ndryshimin e ligjit do të jenë të shumtë ata që përfitojnë, pasi nëpërmjet një rekursi mund të bëjnë përllogaritjen e dënimit në bazë të ligjit të ri të miratuar nga gjykata Kushtetuese Italiane.
Ulja që mund të bëhet është e ndjeshme, prandaj nuk duhet të nënvlerësohet nga personat të cilët mund të preken nga ky ndryshim. Prej 2 javësh të gjitha prokuroritë italiane kanë filluar punën me dosjet që i referohen kësaj vepre penale.
KOHA JONË SONDAZH

