Italia pranon emigrantët, zgjidhje e përkohshme

Italia pranoi më në fund të lejojë ankorimin e anijeve të shpëtimit të emigrantëve derisa Bashkimi Europian të arrijë një marrëveshje për shpërndarjen e të mbërriturve të rinj. Ministri i Jashtëm, Enzo Moavero Milanesi njoftoi se vendi i tij do të vazhdojë të pranojë anije për 5 javë, ndërsa BE-ja rinegocion politikën e saj ekzistuese.

Qeveria e re e djathtë italiane është duke ndjekur një linjë tepër të ashpër ndaj emigracionit. Italia është pika kryesore e hyrjes në Europë të afrikanëve që udhëtojnë përmes Mesdheut, por Roma këmbëngul që barra e tyre të ndahet mes vendeve anëtare të bllokut.

Anija u detyrua të devijonte kurs dhe të ndalonte në një port spanjoll. Italia refuzoi më pas edhe një tjetër anije të ndihmës, “Lifeline” e duket se do ta vazhdonte këtë linje po të mos ishte për valën e reagimeve të mëdha që ngjalli vdekja e një gruaje dhe fëmijës së saj, trupat e të cilëve u gjeten duke pluskuar në ujë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?