Izrael, burg për poeten palestineze: Nxit terrorizmin

Një gjykatë izraelite ka dënuar me pesë muaj burgim një poete të shquar palestineze me arsyetimin për “nxitje të terrorizmit”.

Sipas të përditshmes izraelite Haaretz, Gjykata themelore izraelite në qytetin verior Nazareth dënoi poeten palestineze Darin Tatour pasi e akuzoi atë për “nxitje të terrorizmit” në një poezi të cilën e postoi në rrjetet sociale.

Tatour është shtetase izraelite e cila i përket pakicës palestineze arabe që mbeti në vendin e vet pas themelimit të Izraelit në vitin 1948, ngjarje së cilës palestinezët i referohen si “Nakba” ose “Katastrofa”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Tatour, banore 36 vjeçare e qytetit të Al-Rina në veri të Galilesë, u arrestua nga autoritetet izraelite në vitin 2015 për poezinë e saj me titull “Reziston, populli im, rezisto”, raporton agjencia turke e lajmeve Anadolu.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në fillim të vitit 2016, Gjykata Qendrore e Izraelit në Nazareth e liroi ​​Tatourin nga paraburgimi, por e vendosi atë në arrest shtëpiak.

Ende nuk dihet nëse poetja e burgosur planifikon të ankimojë dënimin gjyqësor.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?