Izraeli paralajmëron: Lufta në Gazë do të zgjasë disa muaj

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Yoav Gallant, ka thënë lufta e Ushtrisë Izraelite në Rripin e Gazës mund të zgjasë “dy deri në tre muaj”, duke u zotuar se “pasi të përfundojë ajo, nuk do të ketë më Hamas”. “Sa i përket anëve operacionale të manovrimit – në fund të fundit, asgjë nuk do ta ndalë IDF-në, Forcat e Mbrojtjes së Izraelit. Është një përzierje e dy gjërave: aftësive tona ajrore dhe manovrimeve tokësore”, tha Gallant të dielën në Tel Aviv.

 

Një pushtim tokësor i Rripit të Gazës nga Ushtria e Izraelit mund të jetë i pashmangshëm, pas sulmit të tërbuar të militantëve të Hamasit në qytetet jugore të Izraelit para dy javëve. Ushtria e Izraelit e rrethoi Gazën dhe i nisi bombardimet hakmarrëse vdekjeprurëse në Gaza menjëherë pas sulmit të 7 tetorit, si dhe ka grumbulluar tanke dhe dhjetëra mijëra trupa në afërsi të kufirit me enklavën me popullsi të dendur prej 2.3 milionë banorë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ky duhet të jetë operacioni jonë i fundit i manovrimit në Gazë, për një arsyeje të thjeshtë, sepse pas tij, nuk do të ketë më Hamas atje”, theksoi Gallant. Militantët e Hamasit i thyen pengesat kufitare dhe u futën nga Gaza në jug të Izraelit më 7 tetor, duke i vrarë mbi 1.400 njerëz, kryesisht civilë, dhe duke i rrëmbyer mbi 200 të tjerë. Si pasojë, e bombardimeve të pareshtura izraelite që nga atëherë në Gaza janë vrarë 4.741 palestinezë, ndërsa 15.898 janë plagosur, sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Gazës, e cila udhëhiqet nga Hamasi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?