Jep dorëheqjen sekretarja amerikane e Sigurisë Kombëtare në SHBA

Sekretarja e Departamentit amerikan të Sigurisë Kombëtare, Kirstjen Nielsen, dha dorëheqje pas 16 muajsh në këtë post dhe trysnisë së madhe nga Shtëpia e Bardhë dhe publiku mbi situatën përgjatë kufirit jugor të vendit. Lajmi bëheti i ditur nga Zëri i Amerikës.

“Me gjithë përparimin në reformimin e sigurisë kombëtare për epokën e re, kam vendosur që është koha e duhur për t’u larguar” shkroi zonja Nielsen në letrën e dorëheqjes dërguar presidentit Donald Trump.

Ndonëse nuk tha saktësisht se pse po ikte, zonja Nielsen, shkroi se shpreson që sekretari i ardhshëm “do të ketë mbështetjen e Kongresit dhe gjykatave në rregullimin e ligjeve që kanë penguar aftësinë tonë për të siguruar plotësisht kufijtë e Amerikës dhe që kanë kontribuar në mosmarrëveshjet në vendin tonë. Burrat dhe gratë e Departamentit të Sigurisë Kombëtare, meritojnë të kenë të gjitha mjetet dhe burimet e nevojshme për të zbatuar misionin që u është besuar”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Zonja Nielsen më vonë shkroi në Twitter se dita e saj e fundit në post do të jetë e mërkura.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?