Jetoi në shëpi me qira dhe s’u pagua kurrë si President, të fshehtat e Muhamed Morsit

Ditën e djeshme ndërroi jetë në ambientet e gjykatës, ish-Presidenti i Egjiptit, Muhamed Morsi, pasi kaloi një krizë në zemër.

Morsi erdhi në pushtet me zgjedhje të lira dhe u largua një vit pas zgjedhjes, me protesta të dhunshme.

Më poshtë po rendisim disa fakte që ndoshta nuk i keni ditur nga jeta e këtij lideri botëror.

Swiss Digital Desktop Reklama

1. Ishte Presidenti i parë që u zgjodh me vullnetin e popullit në zgjedhjet e para të lira në Egjipt.

Swiss Digital Mobile Reklama

2. Ishte presidenti i parë që i ka takuar Vëllazërisë Muslimane. Para se të bëhet president ishte kryetarë i Partisë së Drejtësisë, krahut politik të lëvizjes.

3. Ka qenë presidenti i parë me arsim të lartë akademik. Është doktor i shkencave.

4. Ishte presidenti i parë të cilin ushtria e rrëzoi me grusht shteti në koordinim me disa lëvizje politike dhe lider fetarë të Az’Harit dhe koptëve.

5. Ishte Presidenti i parë egjiptian që u dënua me burg. Muhamed Morsi u dënua me 20 vjet burg për shkak të “nxitjes së sulmit ndaj protestuesve”.

6. Ishte Presidenti i parë i cili është akuzuar për spiunazh në favor të faktorëve të jashtëm. Ai dyshohej se kishte spiunuar për Hamasin dhe Katarin.

7. Një fakt shumë pak i njohur për Muhamed Morsin është ajo se ai është hafiz i Kuranit, ndërsa Muhamedi a.s. ka thënë: “Më i miri prej jush është ai i cili e mëson Kuranin dhe ua mëson të tjerëve. (Buhariu)

8. Presidenca egjiptiane ka një numër të madh pallatesh. Ato janë shumë të mëdha dhe luksoze. Kur presidenti Morsi hyri në pallatin presidencial vendosi të mos jetojë në asnjërin prej tyre. Aty kryente detyrat zyrtare, ndërsa vazhdoi të jetonte në një banesë me qira.

9. Ndërsa Morsi ishte president, motra e tij u sëmurë seriozisht. Kur shkoi ta vizitonte në spital, mjekët i thanë se ajo mund të merrte kurim më të mirë nëse e dërgojnë në Evropë ose Amerikë. Gjithçka që ju duhej ishte urdhri i tij. Ai nuk pranoi një gjë të tillë, sepse familja e tij nuk mund të kishte trajtim ndryshe nga egjiptianët tjerë. Motra e tij ndërroi jetë në spitalin shtetëror, si të gjithë njerëzit tjerë.

10. Pas grushtetit doli se kishte qenë lideri më pak i paguar në botë. Ai kishte caktuar rrogën e tij 10 mijë dollarë në vjet. Kur e rrëmbyen gjatë kohës së grushtit të shtetit doli se ai në fakt nuk kishte marrë asnjë rrogë. Detyrën e kishte kryer pa pagesë.

Ky ishte Muahmed Morsi, presidenti Egjiptian i cili u dënua nga gjykatat egjiptiane.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?