Jo avionë F35 për Turqinë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndaluan furnizimin e Turqisë me avionët F35, si kundërpërgjigje ndaj vendimit të Ankarasë për të blerë sistemin rus të mbrojtjes nga raketat, S-400.

Sipas zyrtarëve amerikanë hapi i parë është ndalimi i dorëzimit të manualeve dhe disa pjesëve të këmbimit, që shërbejnë për funksionimin e tyre. Ky veprim vjen pasi Ministria e Jashtme turke njoftoi angazhimin e saj për të blerë sistemet antiraketore të Moskës. Por Uashingtoni e sheh sistemin rus një kërcënim për avionët F35.

Gjatë një interviste, presidenti Rexhep Taip Erdogan tha se Turqia është një vend i pavarur e jo skllav.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ne jemi të lirë të ndërmarrim hapat tonë në çdo drejtim. Ne e ndërmorëm këtë hap me Rusinë, nënshkruam një marrëveshje të përshtatshme për sistemin S-400 dhe dislokimi i tij do të ndodhë sipas parashikimit në muajin korrik. Shpresojmë që të marrim pjesën e parë në korrik,” tha Erdogan.

Swiss Digital Mobile Reklama

Javën e kaluar senatorët republikanë dhe demokratë kaluan bashkërisht një projekt-ligj për të ndaluar transferimin e avionëve F-35 derisa qeveria amerikane të vërtetojë se Ankaraja nuk do të blejë sistemin rus S-400.

Gjatë një takimi me homologun rus Sergei Lavrov, ministri i Jashtëm Mevlut Cavusoglu tha se Turqia ka marrë deklarata kontradiktore nga Shtetet e Bashkuara, ndërsa shtoi se Ankaraja i ka përmbushur të gjitha detyrimet e saj lidhur me avionët F-35, të cilat janë bërë nga korporata Lockheed Martin.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?