FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Johnson: Situata në Alepo nuk është një fitore për Assad apo Putin

Avancimi i regjimit sirian në lagjet e Alepos në Siri nuk është një fitore për Assad apo Putin, konfirmoi sot për BBC ministri britanik i Punëve të Jashtme, Boris Johnson.

“Sinqerisht mendoj se është gabim të besosh se ajo që ndodh në Alepo apo në zona të tjera të mbajtura nga rebelët mund të konsiderohet si një fitore për Assad apo Putin”, deklaroi Johnson në emisionin politik të BBC-së “The Andrew Marr Show”.

Avancimi i regjimit të presidentit, Bachar al-Assad në këtë front kryesor të luftës vazhdon pavarësisht protestave të perëndimorëve për vdekjen e civilëve dhe eksodin e dhjetëra mijëra të tjerëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pyetur nëse këto avancime nënkuptojnë një fitore të regjimit të Bachar al-Assad, Johnson u përgjigj: “Fitore? Por çfarë do të fitojë?”

Swiss Digital Mobile Reklama

“Është e pamundur të imagjinosh që populli sirian, që miliona mes tyre do të bëjë paqe me një regjim të drejtuar nga Assad”, theksoi ai.

“Ka miliona sirianë që nuk do ta pranojnë këtë përfundim, që do të vazhdojnë të luftojnë, pra zgjidhja më e mirë për presidentin Putin dhe marionetat që mbështe është të ulet në tryezën e negociatave të nënshkruajë një marrëveshje për ta ndarë Sirinë nga regjimi i Assad”, nënvizoi ai.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?