Juncker: BE-ja do të punojë për evitimin e një Brexit pa marrëveshje
Bashkimi Europian do të punojë deri në çastin e fundit për të evituar një ndarje pa marrëveshje me Britaninë e Madhe, që është në përfitim vetëm të populistëve dhe nacionalistëve, garantoi sot presidenti i Komisionit Europian, Jean Claude Juncker para Parlamentit Europian në Bruksel.
“Ne do të punojmë, shtetet anëtare dhe Parlamenti Europian, deri në çastin e fundit për të evituar një brexit pa marrëveshje”, tha Juncker, në çasti kur kryeministrja britanike, Theresa May është duke kërkuar një kompromis me opozitën laburiste.
Kryetarja konservatore pritet të takohet sot me shefin e laburistëve, Jeremy Corbyn, për të gjetur një kompromis mbi mënyrën se si vendi do të dalë nga BE-ja, pas tre kundërshtimesh të njëpasnjëshme nga ana e deputetëve britanikë të marrëveshjes së negociuar me Brukselin.
KOHA JONË SONDAZH

