Juncker flet për marrëdhëniet Turqi-BE

Juncker iu është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve spanjollë gjatë vizitës së tij zyrtare në kryeqytetin e Spanjës, Madrid

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker, në lidhje me marrëdhëniet Turqi-BE ka deklaruar se “Aq sa ne kemi nevojë po aq edhe Turqia ka nevojë për Evropën”, raporton Anadolu Agency (AA).

Juncker iu është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve spanjollë gjatë vizitës së tij zyrtare në kryeqytetin e Spanjës, Madrid.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në lidhje me krizën e refugjatëve në Evropë ka deklaruar se “Turqia nuk do të anulojë marrëveshjen e ripranimit. Erdoğan duhet të ndalë akuzat ndaj nesh për shkak se qytetarët turq nuk mund të udhëtojnë pa viza në Evropë. Nuk është përgjegjësia jonë nëse Turqia nuk plotëson 72 kriteret që Brukseli i ka kërkuar në marrëveshjen e ripranimit.”

Swiss Digital Mobile Reklama

Duke theksuar se “i beson” Presidentit Recep Tayyip Erdoğan, ndër të tjera Juncker është shprehur se “Erdoğan, nuk do të lërë në duart e organizatave kriminale dhe trafikantëve brigjet e vendit.”

Ndërsa në anën tjetër duke nënvizuar se BE-ja është e vendosur në sanksionet ekonomike që ka vendosur kundër Rusisë, Juncker, tha se “Do të jenë hapat që do të hedhë Rusia ato që do të përcaktojnë se kur do të përfundojnë sanksionet.”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?