FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Junker: Trump, rrezik për marrëdhëniet BE-SHBA

Presidenti i Komisionit të Bashkimit Evropian Jean-Claude Juncker tha se presidenti i zgjedhur amerikan Donald Trump përbën rrezik për marrëdhëniet mes BE-së dhe Shteteve të Bashkuara.

Zoti Junker u tha studentëve në një konferencë mbrëmë në Luksemburg se Trump duhet të mësojë më shpejt sesi funksionon Evropa për të mënjanuar dy muaj humbje kohe kur të marr presidencën në janar.

“Në përgjithësi, klasa politike dhe Shtetet e Bashkuara nuk kanë shumë interes tek Evropa. Zoti Trump ka thënë gjatë fushatës së tij se Belgjika është një fshat i vogël i Evropës. Është tamam ashtu në se e sheh nga larg por kjo nuk reflekton realitetin. Pra na duhet ta mësojmë presidentin e zgjedhur kush është Evropa dhe si funksionon ajo.”

Swiss Digital Desktop Reklama

Juncker i kujtoi audiencës së tij se Trump kishte ngritur pikëpyetje mbi Naton që mund të ketë “pasoja të dëmshme” pasi është modeli i mbrojtjes së Evropës.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ai vuri në pikëpyetje aleancën Trans-Atlantike, e cila në fakt është mjaft e nevojshme, pra vuri në pikëpyetje modelin e mbrojtjes së Evropës. Përsa u përket refugjatëve dhe të bardhëve jo-amerikanë, Trumpi ka një qasje që në asnjë mënyrë nuk përkon me bindjet dhe ndjenjat në Evropë. Mendoj se do të harxhojmë dy muaj para se zoti Trump të mësojë për këtë pjesë të botës.”

Komentet e zotit Juncker bien në contrast me reagimet më diplomatike të udhëheqësve të tjerë evropianë që kanë thënë se mezi presin të punojnë me presidentin e ardhshëm republikan.

Të mërkurën, pas fitores së zotit Trump, zoti Juncker dhe presidenti i Këshillit Evropian Donald Tusk e ftuan atë në një samit BE-SHBA për të diskutuar çështje përfshi terrorizmin dhe Ukrainën.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?