Kamionët e parë me ndihma hyjnë në Gaza

Hynë drejt Rripit të Gazës kamionët e parë me ndihma për rreth 2 milionë palestinezët që prej 2 javësh janë nën rrethimin e ashpër të ushtrisë izraelite.

Kamionët e Kombeve të Bashkuara me flamuj të bardhë përmbajnë ushqime dhe sende të tjera jetike për jetën e përditshme të banorëve të Rripit të Gazës, të cilët vuajnë deri mungesën e ujit të pijshëm.

Izraeli ka rënë dakord që të lejojë kalimin e 20 kamionëve me ndihma humanitare, pas ndërmjetësimit të presidentit amerikan Joe Biden dhe presidentit egjiptian Abdel Fatah al-Sisi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në anën egjiptiane të kufirit me Rripin e Gazës numërohen rreth 100 kamionë që presin të dërgojnë ndihma për palestinezët, por që nuk kanë hyrë deri më sot, pasi nuk kanë marrë garanci se nuk do të rrezikojnë të goditen nga sulmet ajrore që Izraeli kryen kundër Hamasit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkaq organizata ekstremiste palestineze liroi gjatë natës 2 prej 200 pengjeve që mori gjatë sulmit në jug të Izraelit, të Shtunën e dy javëve më parë. Bëhet fjalë për nënë e bijë, Natali dhe Judith Renan.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu përshëndeti lirimin e tyre, ndërsa tha se Izraeli do të përpiqet të lirojë më tepër pengje dhe do të luftojë deri në fitoren ndaj Hamasit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?