FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

KANADA – RCN: Objekti i mistershëm në Paqësor nuk është bombë bërthamore

Një objekt misterioz i gjetur nga një zhytës në ujërat e Paqësorit në brigjet e British Columbia nuk është një bombë bërthamore e humbur prej kohësh, njoftoi dje në mbrëmje vonë marina kanadeze ”The Royal Canadian Navy” (RCN).

“Marina dërgoi ‘HMCS Yellowknife’, një anije e mbrojtjes bregdetare, në fillim të javës për të hetuar dhe konfirmuar se objekti nuk ishte një bombë e pashpërthyer dhe se nuk përbën asnjë rrezik për popullatën lokale”, deklaroi ”Royal Canadian Navy”.

“Ne jemi të kënaqur që “HMCS Yellowknife” arriti të gjejë objektin dhe të përcaktojë se nuk është një municion i pashpërthyer ushtarak dhe RCN-ja  është e lumtur të shuajë shqetësimet e komunitetit lokal”, tha RCN-ja.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Objekti ishte i vendosur në një pjesë metalike dhe duket të jetë një pjesë e pajisjeve industriale”, sipas deklaratës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?