Kandidate në këshillin bashkiak belg, njihuni me 18-vjeçaren shqiptare

Gjithmonë e më shumë shqiptarët po dëgjohet në botë. Një 18-vjeçare shqiptare do të jetë kandidatja më e re për këshillin e komunës Vilvoorde në Belgjikë, në zgjedhjet që do të mbahen në tetor të këtij viti.

Klaudia Hajdari kandidon për partinë sp.a, e cila renditet e 14-a ndër 35 anëtarët ekzsitues të këshillit.

Kandidimi i saj nuk është rastësi. E lindur dhe e rritur në Bruksel nga dy prindër shqiptar, Klaudia Hajdari është studente e vitit të fundit të gjimnazit (ASO). Klaudia është e bija e një prej gazetarëve më të vjetra në Bruksel, Lindita Manaj Hajdari, e cila ka mbuluar mediat shqiptare dhe ato në Kosovë, me të gjitha zhvillimet për sektorin diplomatik në NATO, BE, PE.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më herët ajo është angazhuar në organizatat e të rinjve dhe në aktivitete të tjera sociale e kulturore të zhvilluara në zonën e saj. Në moshën 16-vjeçare ajo u zgjodh ambasadore e organizatës për të rinjtë YOUCA (Youth for Change and Action) dhe ka qenë përfaqësuesve e të rinjve belgë në disa takime ndërkombëtare.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?