Kandidati i ri për deputet vritet me sulm me bombë

Një kandidat i ri afgan për deputet u vra në një sulm vetëvrasës në provincën jugore të Helmandit, thonë zyrtarët.

Bombarduesi shpërtheu bombën brenda zyrës së Salem Mohammad Achakzai në qytetin Lashkar Gah. Njëmbëdhjetë të tjerë u plagosën.

Ky është shpërthimi i dytë vetëvrasës që ka në shënjestër kandidatët për deputetë gjatë fushatës për zgjedhjeve e 20 tetorit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Si talebanët ashtu edhe grupi i ashtuquajturi i Shtetit Islamik kanë kërkuar bojkotimin e zgjedhjeve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Megjithatë, asnjë grup nuk ka marrë përsipër sulmet e fundit, ndërsa Presidenti Ashraf Ghani ka fajësuar “terroristët”, njofton agjencia e lajmeve AFP.

Helmandi ka qenë prej kohësh një fortesë e talebanëve, të cilët u larguan nga pushteti pas pushtimit të udhëhequr nga SHBA në vitin 2001.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?