Kapet pronari i restorantit që gatuante kafshë shtëpiake
Një restorant indian është kapur duke përgatitur mish kafshësh shtëpiake në kuzhinë. Inspektorët e shëndetësisë zbuluan në frigorifer edhe 15 kg mish deleje, të shënuar si “jo për konsum njerëzor”.
Cafe Marica, në periferinë jugore të Canning Vale të Perthit u gjobit me 10 mijë dollarë plus 1 mijë dollarë në shpenzimet gjyqësore, pronari me 2 mijë dollarë dhe shpenzimet prej 382,30 dollarë.
Mishi i deles i dyshimtë ishte ruajtur në qese plastike të shënuara qartë: ‘Mish kafshësh shtëpiake- jo për konsum njerëzor’. Restoranti u gjobit për mbajtjen e mishit në të njëjtat mjedise ku përgatitej ushqimi, por nuk kishte dëshmi se ishte për konsumin e konsumatorëve.
Pronari i restorantit u përpoq të mbrohej duke thënë se nuk e kishte parë dhe mendonte se ishte mish qengji. Gjithsesi pranoi se asnjë konsumator nuk e ka provuar atë mish.


KOHA JONË SONDAZH

