Kim Jong Un kërcënon botën: Do ndërtojmë forcën strategjike më të fuqishme

Pas lëshimit të raketës balistike ndërkontinentale më 18 Nëntor, udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un e cilësoi Hëasong-17 si armën strategjike më të fortë në botë.

Kim tha se pret që ata të vazhdojnë të zgjerojnë dhe forcojnë programin bërthamor të vendit me një ritëm jashtëzakonisht të shpejtë.

Ai shtoi se testimi më i fundit demonstron vendosmërinë dhe aftësinë e Koresë së Veriut për të ndërtuar ushtrinë më të fortë në botë. Qëllimi i saj përfundimtar sipas diktatorit Koreano-verior është të zotërojë forcën strategjike më të fuqishme në botë, forcën absolute të paprecedentë në shekull.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kim Jong Un u zotua të kundërshtojë kërcënimet bërthamore të SHBA me armë bërthamore. Lëshimi i raketës ndërkontinentale u dënua në bllok nga Amerika dhe shtetet Perëndimore.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?