Kina konfirmon arrestimin e kreut të INTERPOL

Kina ka konfirmuar se ka arrestuar kreun e Interpol-it, Meng Hongwei, raporton BBC.

Pekini tha se ai ishte nën hetim nga organi anti-korrupsion i vendit për shkelje të ligjit.

Meng, i cili gjithashtu është edhe zëvendësministër i Sigurisë Publike në Kinë, u raportua i zhdukur pas udhëtimit nga qyteti i Lyonit në Francë, ku është vendosur Interpol, në Kinë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Familja e tij nuk kishte dëgjuar prej tij që kur u largua nga selia e Interpol-it më 25 shtator.

Swiss Digital Mobile Reklama

Më parë, gruaja e tij, Grace Meng, u tha gazetarëve se mendonte se ai ishte në rrezik.

Të shtunën, agjencia ndërkombëtare e policisë i kërkoi Kinës që të sqaronte statusin e zotit Meng duke thënë se ishin të shqetësuar për  presidentin.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?