FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kinë, 74 të vrarë nga shembja e një platforme në centralin e energjisë

Mediat shtetërore të Kinës raportojnë se numri i të vrarëve nga shkatërrimi i një platforme gjatë punëve ndërtimore në një central të energjisë në provincën lindore, Jiangxi, ka arritur në 74 vetë.

Agjencia shtetërore e lajmeve, Xinhua, ka raportuar sot se 68 prej 74 personave të vrarë në këtë incident të rëndë, janë identifikuar dhe se viktimat ishin të moshës ndërmjet 23 dhe 53 vjeç.

Raportohet se incidentet vdekjeprurëse industriale në Kinë janë pothuajse të zakonshme dhe shtetasit janë të zemëruar për shkak të mosrespektimit të standardeve të sigurisë./REL/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?