Kolumbi, parlamenti ratifikon marrëveshjen e paqes me FARC

Parlamenti kolumbian ka aprovuar gjatë orëve të natës marëveshjen e re të paqes mes qeverisë me rebelët e Farc, duke i dhënë fund konfliktit që ka zgjatur më shumë se 50 vite.

Marrëveshja e arritur më parë u mohua gjatë një referendum popullor.Dhoma e Përfaqësuesve votoi me 130 vota në favor në rishikimit të akordit.

Më herët edhe Senati e kishte aprovuar unanimitetin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo marrëveshje parashikon që gjatë një periudhe të caktuar kohe rreth 5800 luftëtarë të Farc do të zhvendosen në 27 zona të paqes ku do të carmatosen nën mbikëqyrjen e Kombeve të Bashkuara.

Swiss Digital Mobile Reklama

Revelët, ka konfirmuar presidenti Huan Manuel Santos do të duhet të transferohen në zonat e parshikuara brenda 5 ditëve duke nisur nga dita e sotme, ndërsa procesi i çaramtosjes do të zgjasë 1 muaj.

Lidhur me këtë marrëveshje pikërisht në tetor presidentit Santos iu akordua cmimi Nobel për Paqe për përpjekjet e tij për të risjellë paqen në vend.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?