Kompania farmaceutike franceze Sanofi do të prodhojë 125 milionë doza të vaksinës BioNTech

Kompania farmaceutike franceze Sanofi do të mbështesë konkurrentët BioNTech/Pfizer, duke prodhuar vaksinat në fabrikën e saj në Frankfurt. Furnizimet e para në BE pritet të bëhen në verë.

Kompania farmaceutike franceze Sanofi ka njoftuar mbështetjen e saj për konkurrentët BioNTech dhe Pfizer në prodhimin e vaksinës së tyre kundër Coronas. Bashkëpunimi ka të bëjë me fazën e vonë të prodhimit të më shumë se 125 milionë dozave, tha Sanofi.

Do të përdoret fabrika e Sanofit në Frankfurt

Swiss Digital Desktop Reklama

Që nga vera për këtë do të përdoret fillimisht fabrika e Sanofit në Frankfurt. Për ta bërë këtë, megjithatë, më parë duhet të modifikohen sistemet në fabrikën në Frankfurt-Höchst, tha një zëdhënëse e Sanofit në Gjermani.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shkak për këtë është se vaksina e BioNTech-ut bazohet në teknologjinë e substancave të mARN – ndryshe nga vaksina për të cilën po punon Sanofi së bashku me kompaninë farmaceutike britanike GSK. Sanofi nuk dha detaje financiare të marrëveshjes.

Numri i përgjithshëm mbetet i njëjtë

Sipas BioNTech-ut, kjo procedurë nuk ndryshon asgjë në numrin e përgjithshëm të prodhimit të vaksinave. Një zëdhënëse e Biontech tha për agjencinë e lajmeve AFP se numri do të mbetet në dy miliardë dozat e planifikuara të vaksinave.

Drejtori i Përgjithshëm i Sanofit, Paul Hudson kishte njoftuar më parë në gazetën franceze “Le Figaro” se ai donte të ndihmonte për mbushjen e vaksinës. Meqenëse fabrika e Sanofit në Frankfurt është afër qendrës së BioNTech-ut në Mainz, kjo do t’i bënte gjërat më të lehta.

Sanofi vazhdon punën për vaksinat e tij

Kompania gjithashtu planifikon të punojë për dy vaksinat e veta kundër Covid-19. Zhvillimi i vaksinave nga Sanofi dhe partneri britanik GlaxoSmithKline është vonuar kohët e fundit.

Po të kenë sukses studimet e ardhshme, Sanofi pret miratimin e vaksinës të bazuar në proteina rreth fundit të vitit 2021. Sanofi po zhvillon gjithashtu një vaksinë mRNA në partneritet me kompaninë amerikane Translate Bio.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?